Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë të ditur se ka realizuar takim me Lulzim Bashën, kryetar i Demokratëve Euroatlantikë.
Në njoftim thuhet se në takim është biseduar për shqiptarët, për zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut dhe për rrugën drejt Bashkimit Europian.
“Sot në Tetovë mikprita Kryetarin e Demokratëve Euroatlantikë, z. Lulzim Basha.
Diskutuam gjatë mbi tema të rëndësishme për shqiptarët në rajon, për zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut dhe u dakorduam që integrimi në Bashkimin Europian duhet të mbetet prioritet kyç i vendeve tona”, shkruan Ahmeti në Facebook.
Në dhjetor të vitit 2024, policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informatë për “Vjedhje të rëndë” nga një
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot realizoi takim me Xhiang Shjaojan, ambasadore e Republikës Popullore të Kinës në Republikën e
Me marsh nga ndërtesa e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM) drejt Kuvendit, Odës Ekonomike dhe Qeverisë, punëtorët sot protestuan