Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë të ditur se ka realizuar takim me Lulzim Bashën, kryetar i Demokratëve Euroatlantikë.
Në njoftim thuhet se në takim është biseduar për shqiptarët, për zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut dhe për rrugën drejt Bashkimit Europian.
“Sot në Tetovë mikprita Kryetarin e Demokratëve Euroatlantikë, z. Lulzim Basha.
Diskutuam gjatë mbi tema të rëndësishme për shqiptarët në rajon, për zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut dhe u dakorduam që integrimi në Bashkimin Europian duhet të mbetet prioritet kyç i vendeve tona”, shkruan Ahmeti në Facebook.
Kryeministri Hristian Mickoski pret mesazhe të fuqishme për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, si dhe diskutime thelbësore dhe
Tahiri: Zoti Taravari nuk ju përjashtoi juve si emër për udhëheqjen e partisë nëse ai nuk do të kandidonte. Midis
Nacionalisti Petar Bogojeski ka reaguar ashpër ndaj përdorimit të gjuhës shqipe në sistemin gjyqësor, pas propozimit të ministrit të Drejtësisë,