Ali: Jemi në gatishmëri për t’iu përgjigjur situatave emergjente
Meteorologët kanë paralajmëruar se edhe sot pasdite mund të ketë stuhi. Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali tha se të gjitha institucionet janë në terren dhe po bëjnë përpjekje që mos të ketë dëme në njerëz. Ai sqaroi se rreziqet nuk mund të parashikohen, dhe bëri apel për qytetarët që të kenë kujdes gjatë lëvizjeve të tyre, se ku i lënë automjetet dhe t’i shmangin vendet ku ka drunjë apo çati.
MUHAMED ALI-DREJTOR I QMK-së
“Masat dhe procedurat janë standarte ne krodinim me të gjitha institucionet tjera, alarmojmë qytetarët para kohe, kemi informata se do të ketë stuhi apo edhe ndonjë zjarrë, apo ndonjë gjë tjetër, alarmojmë qytetarët tash jemi në përgaditje të një aplikacionit ku qytetarët do të mund të informohen nga telefonat e tyre para stuhisë, dhe si të gjithë shtetet evropiane jemi në përfundim të projektit besojmë që deri në fillim të vitit 2027 qytetarët do ta kenë në dispozicion këtë aplikacion”.
Drejtori Ali bëri të ditur se të gjitha shërbimet si, QMK-ja, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, zjarrëfiksit dhe komunat janë në gatishmëri për t’iu përgjigjur situatave emergjente. Ai gjithashtu tha se Qendra për Menaxhim me Krizat është në kordinim me të gjitha institucionet tjera.
Zebushe Ramadani /SHENJA/
