AA
Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, sot këmbënguli se është zgjidhur problemi me punësimin e përhershëm të 155 motrave medicinale dhe personeli mjekësor në Spitalin e Tetovës.
“Sot bashkëbiseduam me 155 tashmë të punësuar full time në Spitalin e Tetovës. Jam i lumtur që takohemi sërish me zgjidhjen e problemit që e kishim. Një pjesë e motrave kanë punuar për 2 vite edhe pa rroga. Nuk është e vërtetë që Fondi ka dhënë mendim negativ. Nëse ministri del në konferencë dhe thotë se e ka zgjidhur problemin, kjo nënkuptohet. Jam institucion para juve dhe jam njeri me kredibilitet dhe them se 155 personat i kanë kaluar të gjitha filtrat dhe ka ngelur vetëm testimi administrativ i tyre. Të mbyllet një proces dhe ky të zhbëhet me një lajm fake, është jonjerëzore. Këto persona 155 që janë pas meje, të abuzosh me ato, kur e kanë të zgjidhur problemin, është jonjerëzore”, tha mes tjerash Aliu.
Ministria e Punëve të Brendshme do të përfshihet në kontrollet ndaj abuzimeve me pushimet mjekësore, njoftoi ministri i Brendshëm, Pançe
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, tha se Maqedonia duhet të kalojë nga deklaratat për përkushtimin ndaj integrimit evropian
Në Gjykatën Penale në Shkup sot ka vazhduar gjykimi për rastin “Lotaria”, ku të akuzuar janë ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe