Alkaloid ka rritur shitjet e prodhimeve për 16% më shumë se periudhën e njëjtë të vitit të kaluar
Kompania farmaceutike Alkaloid në periudhën janar – dhjetor 2023, ka rritur shitjet e prodhimeve për 16% më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Shitjet në tregun vendas janë rritur me 13%, kurse totali i eksporteve të konsoliduara për 17%. Nga totali i shitjeve të konsoliduara, 31% janë realizuar në tregun e brendshëm, ndërsa, 69% janë në tregjet e huaja. Sipas grupeve të produkteve, në strukturën e shitjeve totale të konsoliduara, peshën më të madhe e zënë produktet nga segmenti i farmacive, përkatësisht 90%.
Sa i përket investimeve, në periudhën janar – dhjetor 2023 ato sillen në mbi 1 miliardë denarë apo 18% më shumë krahasuar më vitin 2022. Fitimi i konsoliduar para shpenzimeve financiare, taksave dhe zhvlerësimit ka arritur në mbi 2.7 miliardë mbi denarë dhe shënoi rritje prej 8%, ndërsa fitimi neto i konsoliduar në vlerë prej mbi 1.5 miliardë denarë gjithashtu u rrit me 8%.
Në periudhën janar – dhjetor 2023, kompania Alkaloid ka realizuar 232 vende të reja pune në vend.