
Alkaraz mposht serbin dhe kualifikohet në çerekfinale
Karlos Alkaraz ia doli pa shumë mundim të kalonte raundin e 1/8-tave në “Australian Open” duke u siguruar kështu një biletë për në çerekfinalet e Grand Slam-it të parë për vitin 2024.
Tenisti nga Murcia kaloi në më pak se dy orë, serbin Miomir Kecmanovic duke e mposhtur në tre sete me shifrat 6-4, 6-4 dhe 6-0.
Numri dy i botës gjen në çerekfinale një kundërshtar të “sikletshëm” si Aleksander Zverev që nga ana e tij vuajti shumë për të garantuar pjesëmarrjen në çerekfinale teksa mposhti në një ndeshje që zgjati për katër orë e nëntë minuta, Kameron Nori me shifrat 3-2. Sakaq, çiftet e tjera çerekfinale janë ato mes Gjokoviç-Fric, Siner-Rublev, si dhe Hurkaç-Medvedev.