
Almeda Abazi kërkon ndihmën e ndjekësve: Dua që fëmijët e mi të mësojnë shqip…
AA
Modelja e njohur shqiptare, Almeda Abazi, ka zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se do të qëndrojë për disa muaj në Tiranë.
Ajo është shprehur se shkak është një projekt dhe si pasojë do i duhet të shpërngulet në Shqipëri, pasi ajo jeton në Turqi. Si pasojë edhe dy fëmijët e saj do jenë me të.
Për këto të fundit, Almeda kërkon ndihmë nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Abazi kërkon një mësuese të gjuhës shqipe për fëmijët, pasi dëshiron që ata të flasin shqip.
“Përshëndetje, për shkak të një projekti do ndodhem në Tiranë për disa muaj dhe duke përfituar nga rasti po kërkoj një mësuese për gjuhën shqipe për fëmijët e mi, sepse dua shumë që të mësojnë shqipen. Do isha shumë mirënjohëse nëse më ndihmoni”, ka shkruar Almeda në postimin në “Instastory”.
Kujtojmë që Almeda Abazi është e martuar me aktorin e famshëm turk, Tolgahan Sayışman, me të cilin ka dy fëmijë.
Blerant Ramadani: Studentët janë forca më e madhe
Kandidati për kryetar komune të Sarajit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Blerant Ramadani, ka zhvilluar një takim me një grup
“Ata që i plotësojnë kriteret e Kopenhagës dyert
Kriteret e Kopenhagës në të kaluarën mundësuan zgjerim shumë të suksesshëm të BE-së dhe procesi i pranimit të anëtarëve të
VLEN: BDI dhe Jeton Shaqiri kanë shkatërruar arsimin
Raporti i Entit Shtetëror të Revizionit për vitin 2023 është një aktakuzë direkte kundër BDI-së dhe ish-ministrit të Arsimit Jeton