Alonso ka marë vendimin, largohet nga Bajer Leverkuzeni
Trajneri Çabi Alonso e ka marrë vendimin. Spanjolli është menduar mirë me familjen dhe do të largohet nga Bajer Leverkuzeni.
Trajneri i suksesshëm (kampion Gjermanie dhe finalist i Ligës Europa) ka kuptuar se nuk ka më potencial për rritje me “Aspirinat”. Skuadra ka pësuar rënie të dukshme gjatë këtij sezoni futbollistik dhe ofertat për të nuk mungojnë.
Sipas raportimeve të fundit, 42-vjeçari do të largohet dhe madje ka vendosur të marrë një lojtar me vete në skuadrën e re – Alehandro Grimaldo.
Real Madrid dhe Bajern Munihu deri tani janë dy klubet e interesuara. Kujtojmë se Çabi Alonso ka luajtur në Madrid dhe në Munih.