
Alonso mbron Granit Xhakën: Luajti mirë përpos lëndimit që kishte
Skuadra e Baјer Leverkuzenit u përshëndet nga Liga e Kampionëve, pasi u mposht edhe në shtëpi kundër Bajern Munhut. Trajneri spanjoll, Çabi Alonso i ka dalë në mbrojtje lojtarëve të tij përkundër humbjes, në veçanti Granit Xhakës. Xhaka u kritikua nga tifozët për paraqitje, por sipas Alonsos mesfushori shqiptar luajti mirë.
“Për mua, ai luajti shumë mirë sonte ndaj Bajernit. Ai kishte një lëndim të vogël në fundjavë, në ndeshjen ndaj Bremenit, prandaj edhe ishte zëvendësuar. Por, për mua sonte luajti shumë mirë’, u shpreh Alonso.
Granit Xhaka mbrëmë u ndëshkua me karton të verdhë duke humbur kështu ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve në sezonin e ri 2025/26.