
Alternativa ëmbëlson anëtarët e saj për festën e Bajramit
Në një atmosferë festive dhe të ngrohtë me rastin e Fitër Bajramit, kryetari i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi, ka zhvilluar një takim me strukturat partiake, aktivistët dhe funksionarët partiakë dhe ekzekutivë.
Përveç atmosferës festive, në këtë takim u diskutua edhe për situatën aktuale politike dhe sfidat që i presin përpara. Kryetari i Alternativës theksoi se vetëm përmes bashkimit dhe përkushtimit të përbashkët mund të tejkalohen vështirësitë dhe të arrihet përparimi i dëshiruar./Zyrtare.net/