Ambasada e SHBA-së: Biblioteka Kombëtare u ndriçua me flamurin amerikan, simbol i miqësisë
Me rastin e festimeve të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” u ndriçua më 4 korrik me ngjyrat e kuqe, bardhë e kaltër të flamurit amerikan.
Këto pamje i ka shpërndarë sot, ambasada amerikanë në Prishtinë.
Ambasada e SHBA-së e cilësoi këtë si një simbol të bukur të miqësisë së qëndrueshme mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe të përkushtimit të përbashkët ndaj lirisë dhe demokracisë.
Ndriçimi i kupolave ikonike të Bibliotekës Kombëtare ishte pjesë e aktiviteteve për shënimin e 250-vjetorit të pavarësisë amerikane, duke theksuar edhe një herë lidhjet e forta ndërmjet dy vendeve.