AA
Ambasada e SHBA-së në Maqedoni njofton se Lotaria DV-2027 nuk është hapur ende dhe paralajmëron qytetarët për njoftime të rreme që pretendojnë të kundërtën. Po ashtu, theksohet se askush nuk mund të rrisë shanset e përzgjedhjes. Datat zyrtare të regjistrimit dhe çdo ndryshim në proces do të shpallen vetëm nga Departamenti i Shtetit, transmeton Portalb.mk.
“Periudha e regjistrimit për Lotarinë e Vizave të Diversitetit (DV) 2027 nuk është e hapur në këtë kohë. Ne jemi të vetëdijshëm për raportimet mashtruese që pretendojnë se regjistrimi për DV-2027 është i hapur dhe për individë ose shërbime që pretendojnë rrejshëm se mund të rrisin shanset tuaja për t’u përzgjedhur. Kjo nuk është e vërtetë”, thonë nga Ambasada e SHBA-së.
Ata shtojnë se datat e regjistrimit për DV-2027 dhe detajet rreth ndryshimeve të procesit të këtij viti do të shpallen nga Departamenti i Shtetit sapo të jenë të disponueshme.
Propozimi i Ministrit të Drejtësisë Jeton Shasivari është racional, deklaroi akademiku Vllado Kambovski sot për „Sloboden Peçat”, pasi studentët shqiptarë
Policia Financiare ka ngritur kallëzim penal ndaj ish-drejtorit të SHA “Posta e Maqedonisë”, Jani Makraduli, i cili akuzohet për veprën
*Ministri Sulejmani jep lajmin e madh: Tetova bëhet me Bibliotekë universitare- mundësi më shumë për studentët dhe botën akademike!* Qeveria