Ambasadori Meidani organizon takim me shoqërinë civile dhe Ambasadorin e Zvicrës në Innox Center
Ambasadori Denion Meidani, së bashku me Ambasadorin e Zvicrës, Christoph Sommer, organizuan në Innox Center një takim prezantues dhe joformal me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, OJQ-ve dhe mediave.
Gjatë takimit u diskutua për integrimin në Bashkimin Evropian, rolin e shoqërisë civile, rëndësinë e mediave të përgjegjshme si dhe dimensionin më të gjerë të qeverisjes së mirë – elemente kyçe për një shoqëri demokratike, të qëndrueshme dhe me vizion përpara.
Në fokus ishte edhe angazhimi i partnerëve ndërkombëtarë në terren, veçanërisht kontributi i Bashkëpunimit Zviceran në mbështetjen e zhvillimit institucional, dialogut social dhe progresit gjithëpërfshirës.
Ambasadori Meidani shprehu mirënjohje për Innox Center për mbështetjen dhe për krijimin e një hapësire që nxit dialogun dhe shkëmbimin e ideve.




