Ambasadori suedez në RMV: Keni pemë dhe perime të mira, por në Suedi nuk i hedhim në natyrë
Ambasadori suedez Ola Solström tha se Maqedonia ka perime dhe fruta më të mira se Suedia, por atje nuk hudhen në natyrë, duke apeluar që kjo praktikë të zbatohet edhe në Maqedoni.
Ai sot vizitoi Parkun Kombëtar “Pelister” dhe, duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve se cilat praktika mund të mësojë Maqedonia nga Suedia në mbrojtjen e natyrës, Solström tha:
“Suedia dhe Maqedonia e Veriut ndajnë një gjë të përbashkët, e ajo është se të dy vendet kanë natyrë të bukur dhe të jashtëzakonshme dhe kanë një lidhje të thellë me të. Ajo që Suedia e ka zhvilluar mirë është një strukturë institucionale që është ndërtuar gjatë viteve dhe dekadave, e cila jep udhëzime se si të vendoset një ekuilibër mes zhvillimit ekonomik dhe infrastrukturor, mes zhvillimit të sektorit energjetik nga njëra anë dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor nga ana tjetër. Kjo është njohuri që ne mund ta përcjellim praktikisht përmes mbështetjes sonë zhvillimore”, tha ambasadori Solström.
Në Pelister ai u njoh me aktivitetet dhe sfidat e parkut, ndërsa së bashku me ministrin e Mjedisit Jetësor, Muamet Hoxha, dhe drejtorin e Parkut Kombëtar “Pelister”, Ivanço Toshevski, ecën në shtegun e ri për këmbësorë, promovimi i të cilit është caktuar për 13 qershor.