Amerikani e ‘lundroi’ kungullin mbi 73 kilometra për të thyer rekordin botëror
Një burrë nga Oregoni e zhyti kungullin në një lumë për një udhëtim rekord prej 73.4 kilometrash.
Gary Kristensen, burri nga “Happy Valley” që ka kultivuar kunguj gjigantë që nga viti 2011, filloi t’i konvertonte kungujt gjigant në varka në vitin 2013 për të konkurruar në Regattën e Kungullit Gjigant të Bregut Perëndimor, të cilin ai e ka fituar katër vite radhazi.
Kristensen hodhi një kungull të cilin e quajti Punky Loafster këtë vit për të përmbushur qëllimin e gjatë për të thyer Rekordin Botëror Guinness për udhëtimin më të gjatë me vozitje me varkë me kungull.
Udhëtimi prej 73.4 kilometra poshtë lumit Kolumbia, i cili i mori më shumë se 26 orë, synoi të thyente rekordin e mëparshëm prej rreth 62.7 kilometra.
Kristensen tha se udhëtimi i tij ishte i ndërlikuar nga era dhe ujërat e paqëndrueshme, raporton upi.com.
“Kishte erëra 45 deri në 60 kilometra në orë”, tha ai dhe shtoi se “ne filluam në digën e Bonneville, dhe valët ishin mjaft intensive që vinin mbi majën e kungullit. Unë po mbushesha me ujë”.
Kristensen përdori një kamerë të montuar në një fshesë për të regjistruar udhëtimin. /Telegrafi/