Amerikanja dëshiron të ndahet nga i fejuari pasi ai refuzoi të votojë në zgjedhje, reagon interneti
Ndërkohë që SHBA po pret me ankth rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, një grua ka ngjallur një diskutim në internet pasi pretendoi se donte të ndahej nga i fejuari i saj për shkak të anashkalimit të votimit.
Në një postim në Reddit, gruaja shpjegoi se ata jetojnë në Florida dhe bashkëshorti i saj i mundshëm refuzoi të votonte sepse nuk i pëlqente asnjë nga kandidatët, përcjell Telegrafi.
“Unë jam një grua që jetoj në Florida dhe kam frikë nga një e ardhme që kufizon të drejtat tona edhe më shumë”, ka shkruar gruaja.
“Po mendoj t’i jap një ultimatum, gjë që tingëllon vërtet e tmerrshme”, vazhdoi gruaja, duke shtuar se kjo është “e vetmja gjë” që e ka bërë ndonjëherë të dyshojë në lidhjen e tyre.
“Pikëpamjet tona politike janë goxha të ngjashme. Kështu që unë nuk e kuptoj pse ai është kaq i pakuptimtë për të anashkaluar këtë votim”, tha ajo.
“A është e tmerrshme t’i thuash nëse nuk voton, nuk mund të jem me të?”, pyeti gruaja.
My (26f) fiance (26m) isn’t planning on voting for the US Presidential elections. I am having a moral crisis. Is ending our engagement over this dramatic?
byu/throwawaysadfaceidk inrelationship_advice
Postimi i shpërndarë ka mbledhur shumë reagime.
Në pjesën e komenteve, ndërsa disa përdorues e mbështetën vendimin e saj, të tjerë thanë se votimi është një zgjedhje personale dhe nuk duhet të ndikojë në marrëdhënien e tyre. /Telegrafi/