Amir Rahmani: Me Konte-n në stol, ne jemi “zjarr”
Amir Rrahmani, mbrojtësi i Napolit, analizoi për “DAZN” suksesin 4-0 ndaj Kaljiarit.
“Të ardhurit e rinj po na ndihmojnë shumë, edhe për rritjen e grupit. Ekipi ndihet i gjallë, shpresojmë të vazhdojmë kështu. Kemi luajtur vetëm 4 ndeshje, janë edhe shumë të tjera për ta treguar më së miri veten”.
Ku ka pasur ndikimin më të madh Konte?
Secili trajner ka mënyrën e tij të punës dhe mënyrën e tij të lojës. Konte ka idetë e tij dhe ne po i ndjekim indikacionet që na jep. E dimë mirë se çfarë duhet të bëjmë, pastaj ndryshojmë diçka në bazë të kundërshtarit, si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm. Me Konte në stol jemi “zjarr”.
Çfarë ka ndryshuar trajneri në stërvitje?
Tani pas dy apo tre muajsh jemi mësuar me të. Ndihemi gjithnjë e më në formë dhe ky është rezultat i punës së bërë në kampin stërvitor dhe në këto javët e fundit.
Sa i mbrojtur ndiheni me Buonxhiorno dhe Di Lorenzo?
Kur ekipi fiton dhe luan mirë, ke më pak punë. Gjithçka bëhet më e lehtë./Telesport/