
Amir Rrahmani decid: Vetëm fitorja na kryen punë
Para përballjes së Kosovës ndaj Qipros në transfertë, krah trajnerit Franko Foda, ka folur edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani. Mbrojtësi u shpreh se skuadrës së tij i vlen vetëm fitorja në këtë ndeshje.
“Ndeshja e sotme është shumë e rëndësishme për ecurinë tone, sepse na jep shans dhe shpresa për kualifikim deri në fund. Çdo ndeshje është e rëndësishme dhe vetëm fitorja na kryen punë”, ka deklaruar shkurtimisht Rrahmani.
Kosova është ndeshur dy herë në të shkuarën me Qipron dhe ka arritur t’i fitojë këto beteja.