
Amorim: Kur drejton Man. Junajtedit, duhet të kërkosh vetëm fitoren
Man. Junajted barazoi 1-1 ndaj Arsenalit, duke marrë një pikë të rëndësishme ndaj një rivali që lufton për titull. Edhe pse “Djajtë e Kuq” kaluan të parët në epërsi, me një gol të Bruno Fernandes, “topçinjtë” barazuan.
“Kur drejton një ekip si Man. Junajted ideja është të fitosh ndeshjen dhe jo të tregosh diçka vetëm për tifozët. Ndonjëherë ne duhet të bëjmë gjëra që nuk janë të njohura për lojtarët për të marrë tri pikët”, tha trajneri Ruben Amorim.
Më tej, trajneri i Man. Junajtedit potencoi se ekipi është i urritur për pike të reja.
“Nëse duam të fitojmë duhet edhe të imagjinojmë një mënyrë për ta arritur atë edhe duke mbrojtur. Ne duhet ta bëjmë atë sepse kemi nevojë për pikët. E di që situata është zhgënjyese për tifozët. Ne nuk duam të luajmë kështu, duke u mbrojtur dhe duke i dhënë topin kundërshtarit. U përpoqëm të përshtatemi që të fitonim, por nuk ia dolëm mbanë”, deklaroi portugezi.