Amorim: Merituam fitoren se vuajtëm të gjithë bashkë
Man. Junajtedi fitoi ndaj Arsenalit me penallti në ndeshjen e FA Cup, ku “Djajtë e Kuq” luajtën me një lojtar më pak për shumë minuta. Një fitore karakteri për Junajtedin, që nuk po kalon një moment të mirë. Trajneri Ruben Amorim e ka vlerësuar lojën e skuadrës së tij.
“Fatmirësisht lojtarët luftuan. Ndonjëherë ajo që ne flasim para ndeshjes nuk është taktike apo teknike, kjo është ajo. Ne duhet të konkurrojmë pa marrë parasysh se në çfarë situate u gjendëm. Ne e meritonim të fitonim. Mënyra se si luajtëm, si luftuam. Dua të falënderoj të gjithë fansat. Ishte e pabesueshme. Tani duhet t’i lëmë lojtarët të pushojnë, ndërsa unë jam duke menduar për ndeshjen e radhës”, tha mes tjerash Amorim.
“Ne ishim përballë një ekipi të madh dhe nuk ishin vetëm 90 minuta. Ishte një sakrificë për lojtarët e mi. Ne e merituam ta kalonim këtë raund sepse vuajtëm të gjithë bashkë dhe treguam karakter. Kjo është një gjë shumë e rëndësishme”, shtoi në fund trajneri portugez.