Ançeloti: Nuk largohem nga Reali, shpresoj të qëndrojë edhe 4 vite të tjera
Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti ka qenë së fundi në një konferencë shtypi. Në ditën e djeshme, rrjeti ishte tronditur me lajmin se Ançeloti kishte vendosur të largohej nga Reali në fund të sezonit.Mirëpo këtë gjë e hodhi poshtë vetë Ançeloti.
“Absolutisht NUK kam vendosur të largohem nga Real Madrid… Shpresoj të qëndroj edhe për katër vite të tjera, njësoj si presidenti Florentino Pérez. Kjo do të ishte perfekte për të bërë një lamtumirë të madhe së bashku në 2029”, u shpreh Ançeloti.
Real Madridi, kujtojmë se do të pres në “Santiago Bernabeu”, skuadrën e Salzburgut në Ligën e Kampionëve, me ndeshjen që zhvillohet nesër në orën 21:00./IndeksOnline/