
Ançeloti: Vini u tregua shumë altruist me dhënien e penalltisë Kilian Mbapes
Karlo Ançeloti analizoi performancën individuale dhe kolektive, duke trajtuar aspekte taktike, të tilla si pozicionimi i lojtarëve dhe rëndësia e bllokut mbrojtës, përveç komentimit mbi marrëdhëniet midis sulmuesve dhe implikimet e pushimit të afërt ndërkombëtar. Mbi ankthin dhe zhgënjimin me ndeshjet e fundit.
“Epo, kishim ankth dhe zhgënjim pas dy ndeshjeve, por edhe dëshirën për të bërë më mirë. Morëm 3 pikë dhe shkuam në pushimin ndërkombëtar me ndjenja të mira”.
Rreth qasjes taktike
“Ne jemi përpjekur të luajmë me Vini dhe Rodrygo nga jashtë. Mbrojtësit e krahut zënë një pozicion më të brendshëm. Në nivel mbrojtës, me tre në mes, kemi qenë më solidë”.
Për penalltinë e “dhuruar” nga Vini te Mbape
“Vini u tregua shumë altruist me dhënien e penalltisë Kylian. Ata kanë një marrëdhënie të mirë, edhe me Rodrigo. Vini dhe Rodrigo janë lojtarë dhe njerëz shumë të mirë, me ta kemi fituar Ligën e Kampionëve”.
Për pushimin prej ndeshjeve të kombëtareve
“Pushimi nuk është kurrë i mirë, sepse t’i merr lojtarët. Sidomos ata që fluturojnë në Amerikën e Jugut. Rreziku më i madh janë lëndimet. E vetmja gjë që kërkoj është që të gjithë të kthehen mirë”.