
Andi “Italiani” në gjykatë për vrasjen në Bon Vivant, ja çfarë ndodhi
Sot është mbajtur gjykimi ndaj Andi Pajazitit, i cili akuzohet për vrasjen në lokalin “Bon Vivant”.
Fanol Krasniqi, avokati i tij i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit, Kastriot Ramadani.
Ai u shpreh se gjykata duhet ta thotë të vërtetën e plotë dhe sipas tij, familja Ramadani ta ketë të qartë se fajtor për vrasjen e djalit të tyre nuk ishte Andi Pajaziti.
“Familjarët të të ndjerit i shprehim ngushëllimet më të thella për të ndjerin, Kastriot Ramadani. Kur jemi tek familja e të ndjerit, e vërteta lidhur me këtë ngjarje të rëndë duhet të zbardhet edhe për një arsye tejet madhore”.
“Gjykata duhet të thotë të vërtetën e plotë për t’u larguar nga paragjykimet e gabuara të familjes së të ndjerit dhe familja Ramadani ta ketë të qartë se fajtor për vrasjen e djalit të tyre nuk ishte Andi Pajaziti. Ky proces ka qenë thellësisht rëndues emocionalisht”, është shprehur tutje Krasniqi.