Andonovski: Do të bëhetë ridizajnimi i sistemit (eDMS) – Nga arkivimi në transformimin e plotë dixhital
Ministria e Transformimit Digjital informon opinionin publik se ka filluar procesi i ridizajnimit dhe modernizimit të plotë të Sistemit Kombëtar Elektronik për Menaxhimin e Dokumenteve (eDMS), me qëllim vendosjen e një sistemi të qëndrueshëm, të sigurt dhe plotësisht të integruar për qytetarët dhe institucionet.
“eDMS është themeli – “ujësjellësi” i administratës digjitale. Qëllimi ynë është të sigurojmë një sistem që më në fund do të funksionojë për qytetarët dhe institucionet, me prioritet sigurinë, besueshmërinë dhe dobishmërinë,” deklaroi ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski.