Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Andonovski: Transformimi digjital, kyç për konkurrencën dhe sigurinë
Maqedoni

Andonovski: Transformimi digjital, kyç për konkurrencën dhe sigurinë

June 10, 2026

AA

Transformimi digjital është parakusht kyç për konkurrencën ekonomike, sigurinë kombëtare dhe qëndrueshmërinë institucionale, ka thënë ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski në hapjen e konferencës “Përshpejtimi i transformimit digjital të Ballkanit Perëndimor” e cila po mbahet në Shkup nën organizim të Ambasadës së SHBA-së në emër të Byrosë së hapësirës kibernetike dhe politikës digjitale (CDP) pranë Departamentit të shtetit.

Andonovski ka thënë se transformimi digjital nuk është më vetëm çështje modernizimi, por është thelbësor për zhvillimin e shoqërive dhe ekonomive.

“Transformimi digjital nuk është më vetëm çështje modernizimi. Është çështje e konkurrencës ekonomike, sigurisë kombëtare, qëndrueshmërisë institucionale dhe besimit publik”, ka thënë Andonovski.

Ai theksoi se infrastruktura që po ndërtohet sot do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në qasjen e qytetarëve në shërbime, konkurrencën e kompanive dhe sigurinë e shoqërive në të ardhmen. Sipas tij, transformimi digjital për Ballkanin Perëndimor ka një rëndësi të veçantë, duke marrë parasysh potencialin e rajonit.

“Ne jemi një rajon me kapital të fortë njerëzor, kompani dinamike të TIK-ut dhe një ambicie të qartë për t’u integruar plotësisht në hapësirën digjitale evropiane dhe transatlantike”, theksoi Andonovski, duke shtuar se për realizimin e këtij qëllimi janë të nevojshme infrastruktura të besueshme, rregullim i qëndrueshëm dhe partneritet i fortë me aleatët demokratikë.

Sa i përket politikave nacionale, ai theksoi se transformimi digjital është një nga prioritetet kryesore të reformës së Qeverisë. Ai theksoi se qëllimi është që qytetarët dhe bizneset të ndiejnë drejtpërdrejt përfitimet përmes burokracisë më të pakët, transparencës më të madhe dhe llogaridhënies më të mirë. Në kontekstin e sigurisë kibernetike, ministri paralajmëroi ndryshime ligjore që do të prezantojnë për herë të parë standarde për prokurimin e pajisjeve të besueshme të TIK-ut.

Andonovski paralajmëroi se gjatë javës së ardhshme do të prezantohet projekti “Visual Tech” i zhvilluar në bashkëpunim me komunitetin akademik.

Në fjalimin e tij, ministri theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke e vlerësuar atë si strategjik për rajonin.

Sipas atasheut ekonomik në ambasadën e SHBA-së në Shkup, Barnabas Birkland, vendet e Ballkanit Perëndimor përballen me një zgjedhje kyçe në epokën e inteligjencës artificiale, përkatësisht, nëse aktivisht do të marrin pjesë në revolucionin digjital ose do të rrezikojnë të mbeten prapa.

“Maqedonia e Veriut dhe Ballkani Perëndimor gjenden para momentit vendimtar. Revolucioni i inteligjencës artificiale është tashmë në zhvillim e sipër. Vendet duhet të bëjnë një zgjedhje, ose të marrin pjesë ose të mbeten prapa”, theksoi Birkland.

Siç theksoi ai, teknologjia dhe kompanitë amerikane luajnë rol kyç në zhvillimin global të inteligjencës artificiale dhe ofrojnë nivel të lartë besimi dhe sigurie.

“Digital Transformation Accelerator“ është një forum ku ekspertë nga qeveria dhe industria diskutojnë mundësitë dhe sfidat që formësojnë peizazhin digjital global me qëllim përcaktimin e drejtimeve të reja për rritjen ekonomike përmes inovacionit digjital, u tha në konferencën e mbajtur në Shkup.

Gjatë simpoziumit dyditor, pjesëmarrësit kanë mundësinë të shkëmbejnë përvoja me ekspertë të njohur, të krijojnë kontakte me kolegë nga rajoni dhe të iniciojnë bashkëpunime që duhet të rriten në partneritete afatgjata në fushën e transformimit digjital.

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Ahmeti takoi delegacionin e IRI-t, vlerëson bashkëpunimin shumëvjeçar

November 13, 2026
Maqedoni

Hoxha: S’jam marrë vesh me Ahmetin për interesa personale

November 13, 2026
Maqedoni

Kushtetuesja pret gjyqtarin e fundit për të vendosur për “Gjuhën

November 13, 2026
Maqedoni

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari: “Nuk mund t’i kesh edhe

November 13, 2026
Kosovë

Ratifikohen katër marrëveshje ndërkombëtare, tri me Suedinë e një me

November 13, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5164
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15482
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Ahmeti takoi delegacionin e IRI-t, vlerëson bashkëpunimin shumëvjeçar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka njoftuar përmes një postimi publik se ka pritur sot në

Maqedoni

Hoxha: S’jam marrë vesh me Ahmetin për interesa

Nënkryetari i BDI-së, Arijanit Hoxha, në emisionin e Sefer Tahirit, “Dialog te Lajmi”, ndër të tjera, ka folur edhe për

Maqedoni

Kushtetuesja pret gjyqtarin e fundit për të vendosur

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski thotë se e presin gjyqtarin e fundit për t’u kompletuar përbërja e gjykatës pas

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.