Anëtarët e Komisionit Anti-Korrupsion kërkojnë pasaporta diplomatike
Ndërkohë që disa anëtarë të ish-përbërjes së ekipit të Komisionit anti-korrupsion, së bashku me qytetarët presin prej disa muajsh për të marrë pasaportat normale, anëtarët aktualë të Komisionit e kanë vënë si prioritet marrjen e pasaportave diplomatike në luftën kundër korrupsionit.
Kryetarja dhe të gjithë anëtarët e Komisionit kanë kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme që t’u lëshojë dokumente të tilla udhëtimi të privilegjuara dhe deri më tani pasaportë të kaltërt ka marrë vetëm zyrtarja e parë kundër korrupsionit, Tatjana Dimitrovska.
“Janë kërkuar pasaporta diplomatike për të na shërbyer në të gjitha udhëtimet e ardhshme të biznesit. Pasaportat diplomatike të anëtarëve të KSHPK-së pasojnë si persona të zgjedhur dhe të emëruar nga Kuvendi, ato kurrë nuk do të përdoren për qëllime private por për kryerjen e funksioneve dhe obligimeve zyrtare”, u përgjigj Tatjana Dimitrovska, kryetare e KSHPK-së.