Anëtarja e VV-së: “Severna Brigada” kërcënoi Kurtin tri ditë pas thirrjes së Baton Haxhiut
Anëtarja e Vetëvendosjes, Arbëresha Kryeziu, ka bërë një ndërlidhje të rëndë duke iu referuar fjalëve të Baton Haxhiut në “Pressing” të T7 ku ai flet si kundërshtar politik Albin Kurtit, duke e lidhur atë me një kërcënim online të grupit terrorist “Severna Brigada.
”Kjo anëtare e VV-së thotë se ai kërcënim erdhi tri ditë pas fjalëve të Baton Hahiut, ndërsa pretendon se “me siguri pas çantave (me para) që mund të kenë hy këto ditë me të madhe në Kosovë.”
Postimi i plotë:
Baton Haxhiu në një debat publik bënë thirrje “Hiqeni qafe në çfarëdo mënyre”. Po besoj pe kuptoni që e ka fjalën për kryeministrin Kurti.
Pas 3 ditësh grupi “Severna Brigada” kërcënon me jetë kryeministrin Kurti. Pra i përgjigjet thirrjes së Batonit. Ose ky i fundit, i ka paraprirë dëshirës së Serbisë. Me siguri pas çantav
që mund të kenë hy këto ditë me të madhe në Kosovë.