Angelina Jolie për herë të parë në publik pas divorcit nga Brad Pitt: Flokë të rinj për një fillim të ri
Angelina Jolie u shfaq në çmimet e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Palm Springs, ku tregoi imazhin e saj të ri pas divorcit nga Brad Pitt.
Në tapetin e kuq, Angelina shkëlqeu me një model flokësh të ri, duke zgjedhur balluke. Kjo ishte paraqitja e parë e Anxhelinës në një event publik që nga përfundimi i divorcit të saj nga Brad Pitt.
Për këtë rast, Angelina ka zgjedhur një fustan të zi dhe taka të së njëjtës ngjyrë, ndërsa vajza e saj, Zahara Jolie-Pitt ka veshur një kreacion elegant të bardhë.
Foto: Reuters
Divorci mes Angelina dhe Brad zgjati më shumë se tetë vjet. Në shtator 2016, Angelina bëri kërkesë për divorc, duke përmendur “dallimet e papajtueshme” si arsyen e përfundimit të martesës së tyre. Lëvizja shënoi fundin e lidhjes së tyre dhjetëvjeçare, e cila ishte plot ulje-ngritje.
Pas tetë vitesh nga fillimi i procedurave të divorcit, Angelina tani ndihet e lehtësuar që më në fund ky proces i vështirë është prapa saj.
Foto: Reuters
Sipas avokatit të saj, James Simon, Angelina i ka kushtuar shumë kohë gjetjes së paqes dhe rimëkëmbjes për familjen e saj dhe tani ajo mund të fokusohet në një fazë të re të jetës së saj.
Kiara bën këtë veprim ndaj Luizit, nuk do
Moderatorja e influencerja e njohur, Kiara Tito, ka befasuar ndjekësit me një gjest romantik dhe të veçantë. Ajo ka vendosur
VIDEO/ Rama pret Rabinin Yosiyahu Yosef Pinto: Së
Kryeministri Edi Rama ka pritur në Shqipëri rabinin Yosiyahu Yosef Pinto, me të cilin ka vizituar qytetin e Vlorës, aty
Ilir Kërçeli ndez ‘Kodren e Trimave’ me një
Kandidati për deputet në radhët e VV-së, Ilir Kërçeli, gjatë mbrëmjes së sotme ka ndez lagjen “Kodren e Trimave” në