Anglia në disavantazh ndaj Holandës në stadiumin në Dortmund
Djemtë e Geret Sauthgejtit kanë gëzuar një avantazh të dukshëm të tifozëve në të gjitha ndeshjet e tyre deri tani, me stadiumet në të gjithë Gjermaninë të mbushura me flamurin e anglez.
Megjithatë, zyrtarët presin që skuadra e Ronald Kumanit të mbështetet nga shumica e turmës prej 80,000 spektatorësh në Dortmund, me një ndarje 60-40 në favor të holandezëve. Holandezët kanë shënuar tashmë një fitore të hershme pasi është bërë e ditur se të paktën gjysma e ‘Murit të Verdhë’ të famshëm të Dortmundit do të kthehet në portokalli.
UEFA ka caktuar 50 për qind të zonës në “Vestfalenstadion”, të njohur për zhurmën e tij të fuqishme, për tifozët e Holandës, ndërsa gjysma tjetër do të shitet në përgjithësi. Zyrtarisht, të dy vendet janë caktuar me nga 8,000 bileta, me 1,500 të tjera të shitura për kundërshtarët e Anglisë.
Holandezët presin që 80,000 mbështetësit e tyre të bëjnë udhëtimin relativisht të shkurtër. Një përsëritje e 40,000 tifozëve të Anglisë që udhëtuan në Diseldorf për çerekfinale është e mundshme, me të dy grupet e tifozëve që garojnë për vende.