
Anketa e fundit: VLEN para “Frontit Europian”, ja si qendron rejtingu për president
Qendra për Kërkime dhe Komunikim Politik (CRCP) në bashkëpunim me Shoqatën për Gazetari, Informim, Komunikim dhe Shërbime Marketingu “Zëri i së Vërtetës”, kanë realizuar një anketë në prag të zgjedhjeve parlamentare.
Në pyetjen se për cilën parti do të votojnë në zgjedhjet parlamentare, qytetarët janë përgjigjur:+
20% e të anketuarve janë përgjigjur se do të votojnë për VMRO DPMNE-në
12,2% e të anketuarve do të votojnë për LSDM-në,
5,9% për BDI-në së bashku me frontin evropian (ASH krahu i Ziadin Selës, PDSH, PDE e Arjanit Hoxhës, Populli e Zejdit)
6.9% për koalicionin opozitar shqiptar “VLEN”,
2.8% për Të Majtën,
2.7% do të votonin për ZNAM të Maksim Dimitrievskit
30,9% e të anketuarve përgjigjen “Nuk e di”
18,6% janë përgjigjur se nuk do të votojnë për askënd.
Anketa është realizuar me telefon në periudhën 4-7 mars 2024 me 1085 të anketuar të përzgjedhur sipas metodës së rastësishme.
GARA PRESIDENCIALE
Anketë është realizuar edhe për garën për president, dhe situata qëndron kështu:
Hulumtimi është realizuar në nivel të gjithë territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe është vëzhguar përbërja etnike, numri i votuesve, gjinia, mosha, aftësimi profesional, niveli i arsimimit dhe shpërndarja gjeografike. Marzhi i gabimit +-3,0%. Rezultatet e anketës së kryer, së bashku me përpunimin e të dhënave, janë paraqitur më poshtë në një paraqitje grafike
I njëjti sondazh është i disponueshëm edhe në platformën online të Qendrës për Kërkime Politike dhe Komunikime. www.crpc.mk