AA
Gazetari nga diaspora, Kasam Selimi, ka reaguar ashpër ndaj një ankete të publikuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, e cila është adresuar ndaj diasporës, por është e disponueshme vetëm në gjuhën maqedonase, duke përjashtuar gjuhën shqipe.
“Anketë diskriminuese, anketë përjashtuese! Vetëm për diasporën maqedonase? Vetëm në gjuhën maqedonase? Po shqiptarët, po gjuha shqipe, përse janë të përjashtuar?”, ka shkruar Selimi në reagimin e tij publik.
Ai ka shtuar se ky veprim përbën një padrejtësi të rëndë institucionale dhe pyet publikisht në cilën gjuhë duhet të përgjigjen shqiptarët që jetojnë në diasporë dhe si ndihen ata kur injorohet identiteti i tyre nga vetë shteti i origjinës.
“Qeveria e Maqedonisë së Veriut u shërben vetëm maqedonasve!”, përfundon ai me tone të ashpra.
Linku i anketës në fjalë, që mban siglën zyrtare të Qeverisë dhe përgatitur përmes platformës “SurveyMonkey”, është ky:
👉 https://www.surveymonkey.com/r/LP58SGG?lang=mk
Reagime të ngjashme priten edhe nga organizatat shqiptare të diasporës, nëse diskriminimi nuk korrigjohet.(INA)
Pas reagimit të Kuvendit Studentor në Universiteti “Nënë Tereza” lidhur me kërkesën për mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën
Kryetari i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, Safi Arpaguş, në një program iftari të mbajtur në Maqedoninë e Veriut
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, dënoi lëshimin e raketave iraniane drejt Turqisë, duke e