Antikorrupsioni goditi përbërjen e vjetër të KSHPK-së: Të ngasësh biçikleta ose të shkosh në punë me autobus është populizëm i pastër
Vetëm dhe vetëm përmes fakteve do ta prezantojmë suksesin e punës tonë, përkundër populizmit të imponuar në opinion. Kështu thonë nga Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit në kumtesëm e sotme deri te opinioni, i cili është reagim ndaj informatave dhe kritikave në opinion se antikorrupsionerët kanë shpejtuar të marrin pasaporta diplomatike, ndërsa kanë kërkuar edhe automjete zyrtare, gjëra të cilat asnjëherë nuk i kanë kërkuar paraprijësit e tyre, shkruan 360 Gradë, njofton Portalb.mk.
“Përbërja e re e KSHPK-së mandatin e filloi para pesë muajve, gjegjësisht më 8 shkurt të vitit 2024. Deri tani edhe periudhën thujse tremujore të zgjdhjeve të dyfishta janë mbyllur: 21 lëndë nga sfera e përplasjes së interesa; saktë 61 lëndë nga sfera e parandalimit të korrupsionit; si dhe 107 lëndë nga ndjekja e gjendjes pronësore. Në seancën e cila është caktuar për më 24 korrik, do të shqyrtohen rreth 150 propozim-vendime pr lëndë të formuara nga përbërja e re e KSHPK-së. Në mënyrë plotësuese, janë filluar dhe aktivisht po veprohet për saktë 103 procedura të parapara në Ligjin për parandalim të korrupsionit dhe përplasjes së interesave”, kumtuan nga KSHPK
Deri këtu kumtesa e KSHPK-së merret me të vërtetë me shifra. Por, pastaj vazhdon me ton jotipik dhe rrallë i dëgjuar dhe lexuar për një institucion.
Së pari, cak i sulmit është ish-kryetarja e KSHPK-së Biljana Ivanovska. Ajo këtyre ditëve dha deklarata për media të ndryshme, të cilët e kërkuan për reagim pas informatave se kolegët e saj trashëgimtarë kanë kërkuar pasaporta diplomatike dhe vetura zyrtare. Ivanovska, për shembull, për TV Telma deklaroi: “Kur filloi mandati ynë, gjetëm dy automjete zyrtare të cilat menjëherë i kthyem në Shërbimin për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta. Anëtarëve të Komisionit të cilët vijnë nga qytete të tjera u kemi pranuar shpenzime në vlerë të një bilete autobusi. Do të thotë, saktë, Nuri Bajrami çdo ditë udhëtonte nga Gostivari deri në Shkup dhe shfrytëzonte shpenzime në vlerë të një bilete autobusi. Njëjtë, Shemsi Sallai, njëjtë Katica Nikollovska. Por, për ato ditë për të cilat kanë qenë të pranishëm në punë”, deklaroi Biljana Ivanovska për TV Telma.
Ajo që përbërja paraprake e KSHPK-së ka kursyer të hollat e qytetarëve, sipas antikorrupsionerëve të tanishëm, është populizëm.
“Mendojmë se ngasja e biçikletës ose shkuarja me autobus në punë është populizëm i pastër me të cilin nuk arsyetohet numri i lëndëve të papmbyllura nga përbërja paraprake e KSHPK-së. Në mënyrë plotësuese, ish-kryetarja në opinion ishtee pranishme me deklarata individuale paushalle për raste të ndryshme pa u verifikuar paraprakisht dokumentacioni dhe të bëhet vlerësim se nëse ka baza për hapje të lëndëve. Mënyra e këtillë e punës nuk duhet të jetë matës për sukses ose ndoshta duhet, për shkak se është fakt se KSHPK-së paraprake për gjithë mandatin u janë pranuar një numër jashtëzakonisht i vogël i iniciativave për vendosje të procedurës për ndjekje penale nga ana e Prokurorisë Publike. Edhe pse sipas përbërjes paraprake të KSHPK-së kjo ishte meritë e punës joadekuate të Prokurorisë Publike, ndoshta arsyet duhet të kërkohen në mospasjen e argumenteve të mjaftueshme dhe cilësisë së iniciativave”, kumtuan nga KSHPK-ja.
Kritika për stilin e hapur dhe proaktiv ndaj opinionit të Biljana Ivanovskës kishte edhe në të kaluarën, madje vlerësimet e tilla edhe nga ana e përbërjes aktuale nuk janë risi. Verifikimi i fakteve nuk shkon në dobi të pohimit të komisionit të ri – se Prokuroria Publike ka pranuar vetëm një numër të vogël të lëndëve për shkak të cilësisë së ulët të punës së përbërjes paraprake.
“Shënjestër” tjetër në kumtesën e KSH_K-së është tema për pasaportat diplomatike. Nga institucioni thonë: 2Lidhur me temën me interes publik lidhur me posedimin e pasaportave diplomatike, e citojmë Ligjin për dokumente udhëtimi të shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ose më saktësisht pjesa nga neni 11, në të cilin thuhet – ‘Pasaportë doplomatike u jepet personave të zgjedhur dhe emëruar, nëpunës udhëheqës stetëror dhe punonjës udhëheqës në organe shtetërore; nëpunësve diplomatik-konsullor të punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme ose të dërguar në punë në përfaqësitë diplomatike-konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vendet e huaja…”, kumtuan nga KSHPK.
Pastaj vazhdojnë se anëtarët e KSHPK-së janë të zgjedhur në Kuvend, kanë dhënë betim zyrtar, madje sipas kësaj u takon pasaportë diplomatike.
“Pasaporta diplomatike sipas ligjit nuk është privilegj, por është vetëm e drejtë për ushtrim të detyrës zyrtare të anëtarëve të KSHPK-së dhe kjo e drejtë asnjëherë nuk do të përdoret për qëllime private”, kumtuan nga KSHPK.
Por, dje “360” siguroi qëndrim nga Ministria e Punëve të Jashtme. Nga atje qartë thanë – pasaportë diplomatike nuk u takon anëtarëve të KSHPK-së. Konfirmuan se kanë kërkuar të gjithë dhe se pasaportë diplomatike i është dhënë vetëm kryetares.
“Gjatë muajit prill nga ana e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit deri te Ministria e Punëve të Jashtme ka mbërritur kërkesë për dhënie të shtatë pasaportave diplomatike për kryetarin dhe anëtarët e Komisionit. Është fakt se anëtarët e këtij Komisioni nuk hyrjnë në kategorinë e personave të cilët në pajtueshmëri të ligjit kanë të drejtë të dokumenteve diplomatike të udhëtimit, por njëkohësisht, disa kategorive, në qoftë se ministri vlerëson se ka nevojë, Ministria e Punëve të Jashtme ka të drejtë të japë pasaporta diplomatike. Ndaj kërkesës nga ana e ministrit të atëhershëm të Punëve të Jashtme, pozitivisht është përgjigjur vetëm për një person, gjegjësisht për kryetarin e KSHPK-së. Lidhur me anëtarët e tjerë të KSHPK-së, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme do të bëjë konsultime shtesë me qëllim që të sillet vendim adekuat, gjegjësisht se nëse ekzistojnë asye të arsyeshme dhe ata të marrin pasaporta diplomatike”, u përgjigjën nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.
Me fjalë të tjera, KSHPK-ja edhe më tej interpreton se mendimi dhe interpretimi i ligjit të Ministrisë kompetente nuk është e saktë. Por që është i saktë interpretimi i tyre.