
Antonio Rudiger në stërvitje, mund të luajë ndaj Mançester Sitit
Lajm i mirë për Real Madridin para ndeshjes kundër Man. Sitit. Antonio Rudiger, është parë duke u stërvitur me skuadrën në “Valdebebas”, duke rritur mundësinë që të aktivizohet në ndeshjet e kthimit të Ligës së Kampionëve.
Rudiger, kishte pësuar një lëndim në muskuj në fillim të këtij muaji, ku kishte humbur derbin ndaj Atleticos dhe ndeshjen e parë në stadiumin “Etihad”.
Ndeshja mes Real Madridit dhe Man. Sitit, do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin ikonik “Santiago Bernabeu”, në orën 21:00./IndeksOnline/