Arabia dhe Dubai alternativa për Jasir Asanin
Jasir Asani u rikthye titullar te skuadra e tij Gvangju pas më shumë se tre muajsh. Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë kishte luajtur vetëm 9 minuta gjatë vitit 2024 në ekipin e tij, ndërkohë që në përballjen e Kupës së Koresë kundër Seongnam luajti për 75 minuta.
Anësori i djathtë, tregoi një formë mjaft të mirë, teksa aktivizohej pas tre ndeshjeve me Shqipërinë në Kampionatin Europian. Ndonëse duket se Asani i ka sheshuar problemet me klubin, futbollisti i Kombëtares është në kërkim të një aventure të re.
Las Palmas e ka ndjekur prej kohësh, por së fundmi mësohet se alternativë për Asanin mund të jetë edhe Arabia Sadite, ku dy klube kanë shfaqur interes për të, ndërkohë që interesim ka dhe nga Dubai. Gjatë kësaj jave pritet të marrë fund telenovela për të ardhmen e Asanit, i cili kërkon të mos vijojë më në Kore, ku ka kontratë deri në fundin e këtij viti.