Arabia Saudite pritet ta zgjasë marrëveshjen për Superkupën e Spanjës deri në vitin 2034
Në vitin 2020, Superkupa e Spanjës u zhvendos në Arabinë Saudite pas një marrëveshjeje mes Federatës Spanjolle të Futbollit dhe këtij vendi të Lindjes së Mesme.
Kjo ka qenë një lëvizje shumë e diskutueshme, megjithatë nuk ka asnjë shenjë që kompeticioni të rikthehet në tokën spanjolle së shpejti. Marrëveshja aktuale mes Federatës dhe Arabisë Saudite zgjat deri në vitin 2029, por tashmë po planifikohet që ajo të zgjatet edhe për pesë vite të tjera, deri në vitin 2034.
Shumë njerëz mendojnë se fakti që Superkupa e Spanjës luhet në Arabinë Saudite nuk është një pamje e mirë për futbollin spanjoll, megjithatë këto mendime duket se nuk kanë asnjë ndikim te zyrtarët e Federatës Spanjolle.