![Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj tregojnë për herë të parë historinë e lidhjes së tyre](https://shprehja.com/wp-content/uploads/2024/06/auto_-640-0-6676b29f607db1719075872.jpg)
Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj tregojnë për herë të parë historinë e lidhjes së tyre
AA
Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj ishin të ftuar në podcastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama. Në një rrëfim ndryshe çifti foli mbi karrierën dhe jetën private, duke ndarë detaje të rrugëtimit të tyre në televizion.
Dhe jo vetëm. Për herë të parë ata floën për njohjen e tyre. Arbana tha se janë njohur në television ku kanë punuar bashkë dhe lidhja e tyre erdhi natyrshëm. Sipas moderatores, asnjëri prej tyre nuk po kërkonte dashurinë në atë periudhë, teksa shtoi se gjëja që i ran ë sy te Edi ishte talenti.
“Ne nuk kemi punuar shumë ngushtë bashkë në fillim. Edi ka qenë edhe kamerman i programeve që unë drejtoja, por nuk kemi patur ndonjë raport. Pastaj filluam të punonim shumë më ngushtë bashkë dhe filluam ta njihnim njëri-tjetrin. Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Thjesht dy njerëz që janë gjetur në një vend pune dhe në një moment kanë filluar ta shikojnë ndryshe njëri-tjetrin. Mua fillimisht më bëri përshtypje talenti i Edit. Më vjen keq që talenti i tij është paragjykuar ndonjëherë edhe prej lidhjes sonë. Lidhja u bë natyrshëm, pa mendje. Asnjëri prej nesh nuk po kërkonte lidhje.”-tha ajo.
Nga ana tjetër, Edi e përshkroi Arbanën ndryshe nga të gjitha vajzat e televizionit dhe si një vajzë të jashtëzakonshme.
“Kur e njoha nga afër njoha një profesioniste të ekranit. Por, njoha edhe një vajzë të jashtëzakonshme, që nuk e kisha parë asnjëherëe që kur fillova punë në televizion. Kisha parë shumë vajza, por nuk kisha parë Arbanën.”
Visar Musliu firmos me Sent Truidenin në Belgjikë
Visar Musliu është zyrtarisht lojtar i Sent Truidenit, duke u transferuar në elitën e futbollit belg me një kontratë 2.5-vjeçare. Marrëveshja përfshin gjithashtu
Man. Junajted në vështirësi, nuk të holla për
Man. Junajted do të duhet të shesë lojtarë në afatin kalimtar të verës për të siguruar burime financiare për përforcime
E dhimbshme: Ky është 37-vjeçari që u gjet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Ferizaj, ku në malet e fshatit Manastirc është gjetur trupi i pa