
Arben Fetai me mesazh para ndeshjes së Shkëndijës, që të mos këtë ofendime!
Nga profili privat, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka dërguar një mesazh publik pak orë para ndeshjes kualifikuese mes KF Shkëndija dhe Qarabağ FK, në kuadër të Ligës së Kampionëve të UEFA-s.
Fetai, i njohur si një mbështetës i flaktë i futbollit vendor, ka kërkuar nga tifozët që të shmangin çdo formë fyerjeje apo gjuhe urrejtjeje gjatë ndeshjes.
“Si Zëvendëskryeministër i Maqedonisë së Veriut dhe dashamirës i futbollit, dua të dërgoj një mesazh të qartë përpara ndeshjes kualifikuese të Shkëndijës sonë të dashur kundër Qarabağ FK në Ligën e Kampionëve të UEFA-s: racizmi, ksenofobia dhe urrejtja nuk kanë vend në futboll!”, deklaroi Fetai.
Ai theksoi se futbolli është një festë që bashkon dhe jo që ndan njerëzit, duke bërë thirrje për sjellje dinjitoze në tribunë:
“Futbolli është festë. Është një sport që bashkon e jo që ndanë njerëz. U bëj thirrje të gjithë tifozëve të Shkëndijës të tregojmë kulturën tonë sportive, të mbështesim ekipin tonë me krenari dhe të reflektojmë vlerat e respektit dhe fair play-it të futbollit.”
Në fund, Fetai shtoi:
“Ta bëjmë krenare Shkëndijën, ashtu siç ajo na bën krenarë të gjithëve!”
Ndeshja pritet të zhvillohet në atmosferë të zjarrtë, ndërsa vëmendja është e shtuar pas debatit publik mbi gjuhën e urrejtjes në stadiumet e vendit. Flaka
The post Arben Fetai me mesazh para ndeshjes së Shkëndijës, që të mos këtë ofendime! appeared first on Flaka, në çdo lajm… .