
Arben Taravari, kandidat i LEN për President
Arben Taravari është emri që do të propozohet për president të Maqedonisë së Veriut nga opozita shqiptare – Lidhja Europiane për Ndryshim.
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, TV21 mëson se do të jetë kandidati shqiptar për president në Maqedoninë e Veriut.
Emri i Taravarit ishte lakuar tashmë e disa ditë, që pas takimit që liderët e LEN-it e realizuan në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti i cili poashtu do të ketë këshilltarin e tij në listën e deputetëve në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut.