
Arben Taravari: Struga bëhet qendër e diplomacisë shqiptare – u hap Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë
Sot, Struga shkruan një kapitull të ri historik për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Zyrtarisht u inaugurua Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë, duke e kthyer qytetin, përveçse në simbol të liqenit dhe poezisë, edhe në qendër të diplomacisë shqiptare në rajon.
Ky zhvillim i shumëpritur do t’u lehtësojë jetën mijëra qytetarëve shqiptarë që deri më tani janë lodhur me rrugë të gjata për shërbime konsullore.
Arben Taravari, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, përshëndeti hapjen e Konsullatës dhe e quajti këtë një urë konkrete bashkëpunimi, duke i uruar qytetarët për këtë fitore të diplomacisë shqiptare.