Ardian Ismajli nga Empoli përfundon në Paris!
Ardian Ismajli po spikat tek Empoli këtë sezon në Seria A. Lojtari i kombëtares së Shqipërisë është përfolur dhe për një largim në janar, pasi kontrata përfundon në fund të sezonit dhe rinovimi mungon.
Zërat e merkatos duket se vetëm e motivojnë për të dhënë më të mirën në fushë. Ismajli madje ka gjetur kohë për pushime, para mbylljes së vitit me Empolin.
Mbrojtësi 28-vjeçari ka postuar foto nga Parisi me partneren e tij, Matea Besliç.