Arilena Ara dhe Pirro Çako tërhiqen nga “Kënga Magjike” në natën finale
Burime ekskluzive nga “Kënga Magjike 2024” kanë zbuluar për Iconstyle se dy nga artistët më të komentuar, Arilena Ara dhe Pirro Çako, do të tërhiqen nga gara gjatë natës së sotme, pikërisht kur është edhe finalja e madhe.
Dy artistët, të njohur për kengën që ka fituar zemrat e publikut “Zero gradë”, ishin konkurrentë të fortë për çmimet kryesore të këtij edicioni.
Ende nuk dihen arsyet për këtë vendim, por aludimet janë se fituesi është i përcaktuar, ashtu siç është përfolur edhe vitet e tjera. Nga ana tjetër, as Arilena dhe as Pirro nuk kanë bërë asnjë koment publik deri në këto momente.
Finalja e “Kënga Magjike” mbahet mbrëmjen e sotme në “Pallatin e Kongreseve”. Mbetet për t’u parë nëse artistët do të japin një shpjegim zyrtar për vendimin e tyre.
Kuvendi do të zgjedhë prokurorin e ri shtetëror
Kuvendi sot duhet ta mbajë mbledhjen e 94-t në të cilën në rend dite është propozimi që Nenad Saveski të
LSDM: Në vend të uljes prej 2.5 denarësh,
Çmimet e karburanteve në vend janë rritur përsëri, duke shkaktuar reagime nga LSDM. Sipas tyre, edhe pse Hristijan Mickoski kishte
Mot me vranësira dhe më freskët, në vendet
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe më freskët. Kryesisht në pjesët perëndimore do të ketë reshje