Arina Sabalenka triumfon në Kinë, tani synon kreun e VTA-së
Tenistja bjelloruse Arina Sabalenka, u bë sportistja e parë që fiton turneun Masters të “Wuhan Open”, plot tri here edhe atë radhazi. Në finalen, ajo mundi me vështirësi 2-1 (6-3, 5-7, 6-3) kinezen Zheng Qinwen. 26-vjeçarja bjelloruse duket se është “macja e zezë” për kinezen (Qinwen është fituese e të artës në Olimpiadën e Parisit), pasi e ka mposhtur edhe në finalen e Australian Open këtë vit.
Sabalenka korri suksesin e katërt sezonal dhe aktualisht është në vendin e dytë në botë, vetëm 69 pikë pas polakes Iga Sviatek.
“Këtu ndihem si në shtëpinë time”, u shpreh Sabalenka pas triumfit.
Sabalenka është e pamposhtur prej 17 ndeshjesh radhazi në Ëuhan, duke thyer rekordin e Petra Kvitova (16) për më shumë fitore radhazi në turnetë Masters.
Renditja- Top 5
1-Iga Sviatek, 9.785 pikë
2-Arina Sabalenka, 9.716 pikë
3-Koko Gauf, 5/973 pikë
4-Xhesika Pegula, 5.785 pikë
5-Elena Ribakina, 5.373 pikë