Arlind Ajeti: Kërkojmë rezultat pozitiv në çdo sfidë
Kombëtarja e Shqipërisë mbylli me sukses fazën përgatitore në Austri dhe tani “kuqezinjtë” janë vendosur në Kaiserau në Kamen, ku do të qëndrojnë dhe përgatiten në kuadër të finaleve të Evropianit “Gjermani 2024”, më konkretisht për sfidat ndaj Italisë, më 15 qershor, Kroacisë, më 19 qershor dhe Spanjës, më 24 qershor.
Nga kampi bazë në SportCentrum Kaiserau “shtatlari” i mbrojtjes së kombëtares kuqezi, Arlind Ajeti ka folur për rikuperimin e dëmtimeve të pësuara gjatë këtij sezonit, si dhe objektivave që kuqezinjëve në Kampionat Evropian.
“Dëmtimet janë pjesë e futbollit. Besoj se jam përgatitur mirë. Këto ndeshjet e fundit miqësore më kanë bërë shumë mirë dhe besoj se jam 100% gati. Shpresat për kualifikimin e mëtejshëm e kemi në çdo sfidë. Në futboll mund të ndodhë gjithçka, ne do të japim maksimumin. Do të kërkojmë rezultatin pozitiv në çdo sfidë”, u shpreh mbrojtësi i Shqipërisë.