AA
Sulmuesi shqiptar i Chelseat, Armando Broja, mund të përfundoj në Serie A në afatin kalimtar të verës.
Broja pritet të largohet nga klubi londinez këtë afat kalimtar dhe nuk mungojnë ofertat e ndryshme nga Liga Premier dhe Bundesliga.
Megjithatë, Broja tani po lidhet me një destinacion të ri dhe mund të përfundoj në kampionatin elitar italian, Serie A.
Sipas gazetarit të njohur Nicolo Schira, 23-vjeçar shqiptar, i diplomuar në akademinë e Chelseat, thuhet se është një objektiv i Parmës.
Broja e kaloi sezonin e fundit në huazim te Evertoni, ku bëri 11 paraqitje, por nuk arriti të shënonte ose të asistonte.
Me ndikim të kufizuar sezonin e kaluar, Broja duket se do të kërkojë më shumë kohë loje dhe mundësi diku tjetër, ndërsa Chelsea përgatitet për ndryshime në skuadër.
Sulmi ndaj një gjinekologu në poliklinikën “Bukurështi” në Shkup ka rikthyer debatin për sigurinë e punonjësve shëndetësorë në Maqedoninë e
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Astrit Iseni, ka vlerësuar publikisht dëshminë e ish-luftëtarit të UÇK-së, Fadil
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Fadil Pushkolli, është ndaluar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut në pikëkalimin kufitar