
Armando Broja vihet në listën e shitjes te Çellsi
Skuadra e Çellsit është duke menduar për shitjen e disa futbollistëve në fund të sezonit.
Në këtë listë është edhe sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, i cili momentalisht është i huazuar te Fulhami. Broja në këtë listë është së bashku me lojtarët tjerë, si: Trevoh Çalobah, Konor Gallager dhe Mark Kukurelja. Këta futbollistë do të shiten për t’i rritur fondet në Financat e “Fair Play”.
Nëse i llogaritim vlerat e lojtarëve sipas sajtit “Transfermarkt”, atëherë nga këto shitje, Blutë e Londrës fitojnë plotë: 113 milionë euro.
Kujtojmë që sulmuesi shqiptar Armando Broja ka kontratë me Çellsin deri në vitin 2028, kurse këtë sezon ka shënuar vetëm dy gola./Indeksonline/