
Aro Muriç dhe Rrudhani largohen nga grumbullimi, ftohet Faton Maloku
Portieri Arijanet Muric dhe mesfushori Donat Rrudhani nuk do të udhëtojnë me kombëtaren e Kosovës në Spanjë për ndeshjen e kthimit ndaj Islandës, për shkak të lëndimeve të pësuara në ndeshjen në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se dy lojtarët në fjalë e kanë të pamundur të rikuperohen për ndeshjen e radhës.
Ndërkohë, ekipit iu ka bashkuar portieri i Dritës, Faton Maloku. “Dardanët” udhëtojnë sot pasdite drejt Murcia, ku të dielën do të zhvillohet ndeshja Islandë-Kosovë.