Arrestohen babë e bir në Rahovec
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, babë e bir në Rahovec, shkruan Insajderi.
Kjo ndodhi pasi burri e kanosi gruan e më pas djali e sulmoi fizikisht babain.
“DHUNË NË FAMILJE – Rahovec / 14.07.2024 – 13:30. Dy meshkuj kosovar (babë e bir) janë arrestuar për shkak se ishin përfshirë në një rast dhunë në familje. Fillimisht babi kishte kanosur bashkëshorten e tij më pastaj djali kishte sulmuar fizikisht babain e tij duke i shkaktuar lëndime trupore. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e policisë.