Arrestohen gjashtë persona për trafikim me fëmijë
Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se ka ngritur kallëzim penal ndaj katër personave, të gjithë nga Shkupi, si dhe ndaj një 35-vjeçari nga Kumanova dhe 38-vjeçari nga Tetova, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “trafikim i fëmijës”. Siç njofton MPB, gjatë viteve 2024 dhe 2025, dy nga të dyshuarit kanë kryer veprën përmes adoptimit të paligjshëm të foshnjes së porsalindur. MPB thekson se personi me inicialet F.A. siguronte kontakte me çifte të interesuara, ndërsa personi me inicialet Gj.K., duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë të prindërve dhe për të anashkaluar procedurat ligjore të adoptimit, vepronte sipas marrëveshjes së tyre të mëparshme.
TABELË: MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME(MPB)
“Në atë mënyrë, kanë arritur ta bindin personin me inicialet S. J., e cila jetonte në bashkësi jashtëmartesore me partnerin e saj, që për ndihmë financiare prej 500 eurosh dhe kontrolle gjinekologjike pa pagesë të realizonin adoptimin e paligjshëm të foshnjës së tyre të porsalindur”.
Gjithashtu MPB njofton, se në lidhje me këtë rast, më 17.tetor.2025 ishte lidhur një kontratë huaje prej 500 eurosh ndërmjet personit me inicialet Xh.Sh. si huadhënës dhe I.A. si huamarrës, dhe sipas MPB-së, ditën e njëjtë iu paguan personit me inicialet I.A. si kompensim për adoptimin e paligjshëm të foshnjës së tyre./SHENJA/
