Arrestohet 19-vjeçari nga Bojana për vrasjen e një 18 vjeçari, është gjetur trupi dhe arma
Më 17.05.2026, në ora 00:50 në fshatin Bojanë të Shkupit, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë arrestuar M.B. (19) nga Bojana, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “vrasje” sipas nenit 123 të Kodit Penal. Paraprakisht, në numrin emergjent 192 ishte paraqitur babai i tij, I.B., i cili kishte deklaruar se M.B. i kishte pranuar se më 15.05.2026, në një pyll në afërsi të Sarajit, me armë zjarri kishte vrarë B.D. (18) nga Bojana. Policia ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa janë gjetur edhe trupi i viktimës dhe arma me të cilën dyshohet se është kryer vrasja. Pas dokumentimit të rastit, ndaj M.B. do të parashtrohet kallëzim penal përkatës”, thuhet në njoftimin e Policisë.