AA
Më 5 nëntor 2025, në orën 14:50, në bulevardin “Brigada e tretë goditëse maqedonase” në Kumanovë, policët e Stacionit për Sigurinë e Trafikut Rrugor arrestuan një grua 35-vjeçare nga Kumanova.
Gjatë kontrollit me radar u konstatua se ajo po drejtonte një automjet “BMW” me shpejtësi prej 92 kilometrash në orë, në një zonë të banuar ku kufiri i lejuar është 40 km/h.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pamatur i automjetit motorik”.
Husejn Bajrami, djali i të ndjerit hoxhë Nexhmedin Bajrami nga Kumanova, ka financuar blerjen e rrugës që mundëson qasjen në
Ish-zv.kryeministri i parë i Qeverisë së RMV-së, Artan Grubi, në një deklaratë për sdk.mk ka bërë të ditur se ka
Kompania OKTA informon se nga sot mundëson zbritje për të gjithë furnizuesit e saj për karburantin dizel, e cila do